Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme franceze.
“Gjashtë agjentë rusë që operonin nën mbulimin diplomatik, aktivitetet e të cilëve u zbulua se ishin në kundërshtim me interesat kombëtare, janë shpallur persona non grata”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.
“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se Franca ka dëbuar që nga fillimi i luftës 35 diplomatë rusë, ashtu siç kanë bërë dhe shumë vende të tjera evropiane.