Juventus dhe Interi përballen mes tyre në javën e 31-të të Seria A, Takim i cili do të luhet në “Allianz Juventus Stadium” dhe do të nisë në orën 20:45.

Një takim shumë i rëndësishëm ky për të dyja skuadrat, të cilat do të kërkojnë edhe 3 pikët, për të garën e Scudettos.

Një fitore e Juventusit në derbi, Interi do t’i thoshte praktikisht “lamtumirë” titullit.

Allegri dhe Inzaghi kanë vendosur edhe për lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës, ku dyshja Dybala-Vlahovic do të vihet përballë Lautaro-Dzekos për të siguruar 3 pikët e këtij dueli.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.