Interi ka fituar “Derbin e Madoninës” përballë Milanit në “Meazza”. Zikaltrit triumfuan 5-1 në një ndeshje që foli krejtësisht për ta.
Armeni Mkhitaryan shënoi dy herë për Interin, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Thuram, Calhanoglu dhe Fratessi. Për Milanin ishte Leao që ndezi shpresat në minutën e 57′ kur shkurtoi diferencën ne 2-1.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 me golat e Mkhitaryan dhe supergolin e Thuram. Kuqezinjtë patën kontestime për golin e parë, por për arbitrin gjithçka ishte e rregullt.
Në të dytin Leao ngushtoi rezultatin. Ndërkohë Inzaghi bëri disa zëvëndësime. Në të 69-tën sërish armeni shënoi të tretin.
Për ta thelluar edhe më tej rezultatin mendoi ish-milanisti Calhanoglu. Pak minuta pati edhe për Asllanin që u fut në lojë në të 80-tën.
Në fund të ndeshjes pati edhe Fratessi momentin e tij kur vulosi fitoren me golin e pestë.
Kjo fitore e ngjit Interin në vendin e parë me pikë të plota pas 4 javëve kampionat. Kurse për Milanin kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar. Skuadra e Piolit e sheh veten të zbresë në vend të tretë me 9 pikë.