Kryetari i PD-së Sali Berisha ka dhënë një intervistë për televizionin kombëtar Azer gjatë vizitës së tij në Forumin IX Global në Azerbajxhan që u mbajt në Baku, ku ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qeverinë e Azerbajxhanit dhe presidentin Alyiev në projektin TAP, për tubacionet e gazit të cilët evitonin varësinë e Evropës nga Rusia.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Gjatë një interviste me televizionin kombëtar Azer.

Vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur me qeverinë e Azerbajxhanit dhe presidentin Alyiev në projektin a TAP, e gjithashtu, për perspektivën e bashkëpunimit të ngushte midis dy vendeve tona.