Rreth 10 000 invalidë punë në qarkun e Elbasanit hasin vështirësi sa i takon lëvizjes me transport urban kjo sipas kreut të shoqatë së invalidëve të punës ndodh për shkak se kompanitë e transportit nuk i njohin kartën e invaliditetit personave që jetonë jashtë bashkisë së Elbasanit.

Sipas Vangjel Qoses hapja e nje zyre tjetër që lëshon karta invaliditeti është duke dëmtuar invalidët pasi siç pretendon ai kjo zyrë nuk është e ligjshme edhe pse thekson se autoritetet vendore kanë njohuri për veprimtarinë e saj.

Ngërçi midis shoqatave të transportit dhe invalidëve mund të zgjidhet nga ana e bashkisë së Elbasanit por siç thotë Qosja kjo e fundit është mjaftuar vetëm më një njoftim për mbylljeje aktiviteti për shoqërinë e transportit urban por që urdhëri ka mbetur vetëm në letër.

Zvarritjet e procedurave janë kosto për invalidët e Elbasanit.

Veç problemeve me njohjen e kartave të invëliditeti, invalidët e Elbasanit hasin vështirësi edhe për infrastrukturën pasi në urbanë e Elbasanit nuk ka infrastrukturë të përshtatshme për ta./Egnatia news