Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës. Turneu i madh fillon më 20 nëntor të këtij muaji dhe mbaron më 18 dhjetor, derisa Helvetikët shpresojnë në arritjen sa më të lartë.

Zvicra gjendet në grupin në grupin G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë, derisa ndeshjen e parë e luan ndaj kamerunasëve më 24 nëntor.

Zvicra publikoi emrat e 26 lojtarëve të ftuar, derisa ajo që bije në sy është se Andi Zeqiri sërish ka mbetur jashtë saj, gjersa është përfshirë Ardon Jashari që luan te Luzerni, e padyshim nuk mungojnë as Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Lojtari me prejardhje nga Kosova ishte afër të kalonte në radhët e Dardanëve, por përfundimisht mbeti pjesë e përfaqësueses helvetike, ndërsa ëndrra e tij për Kampionatin Botëror të këtij viti ka përfunduar zyrtarisht. Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Zvicra.