Deputetja e PD-së, Ina Zhupa mes ironisë theksoi se kjo maxhorancë bën propagandë me projektet 4 D, ndërsa shtoi se vjedhjet i bëjnë me 5 D.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se ligji për investimet është bërë enkas për oligarkët.

“Ju i keni projektet propagandë 4 D dhe vjedhjet 5 D. Uroj që për zonat e mbrojtura uroj që mos të keni përgatitur një vjedhje 5 M, me 5 ministra që kanë përgatitur zonat e mbrojtura. Nuk përbën ndonjë diferencë. I keni rrudhur zonat e mbrojtura, keni bërë vetëm propagandë. Na thoni se çfarë e mirë i sjell vendit kur shkatërron zonat e mbrojtura. T’i japësh falas tokën publike, zonën e mbrojtura, për ta shkatërruar, këtë se mbrojte dot zonja ministre. S’keni lidhje me realitetin. Ligjin se keni bërë as për Andin, as për Pandin, por për oligarkët.”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)