Ish-gjenerali i NATO-s, Richard Shirreff, ka bërë thirrje për armatosjen e menjëhershme të Europës, pasi rreziku rus nuk do të largohet edhe sikur Putin të rrëzohet nga pushteti apo të largohet.
Në një intervistë për “The Times”, ai tha se edhe pse ushtria ruse duket e mundur, perëndimi i konfliktit mbetet ende shumë i largët.
Shirreff, i cili shërbeu në rolin e NATO-s nga viti 2011 deri në 2014, tha se fillimisht ai kishte “mbivlerësuar aftësitë e ushtrisë ruse dhe nënvlerësoi guximin, burimet, qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe zgjuarsinë e plotë” që kishin treguar ukrainasit.
Ai tha se ndërsa mbështetja e NATO-s kishte qenë me të vërtetë mbresëlënëse, tani gjendemi në një situatë ku kjo mbështetje duhet të rritet.
“Rusia dhe Putin janë të ‘zënë në grackë’. Ai mund të sulmojë dhe më tepër nënë frikën se mund të vendosë ta përshkallëzojë luftën me sulme nukleare”, tha ai.
Shirreff tha se do të kishte më shumë përshkallëzime pasi Ukraina do të rimerrte më shumë nga territori i saj dhe tha se NATO-s duhet të ndryshonte.
Ai tha se ndërsa mbështetja e NATO-s kishte qenë me të vërtetë mbresëlënëse, tani gjendemi në një situatë ku kjo mbështetje duhet të rritet.
“Rusia dhe Putin janë të ‘zënë në grackë’. Ai mund të sulmojë dhe më tepër nënë frikën se mund të vendosë ta përshkallëzojë luftën me sulme nukleare”, tha ai.
Shirreff tha se do të kishte më shumë përshkallëzime pasi Ukraina do të rimerrte më shumë nga territori i saj dhe tha se NATO-s duhet të ndryshonte