Nuk ka dyshim se sezoni i Manchester United nuk ka sjellë shumë gëzim për tifozët e klubit, por ka një në veçanti, që ndihet me të vërtetë me fat.

Ky është rasti i Cliff Bull, i cili së fundmi fitoi një xhekpot prej rreth 485 mijë eurosh në një llotari, pasi kodi postar i shtëpisë së tij doli fitues në shortin e kryer nga një kanal televiziv.

82-vjeçari ka dallimin se ka përfaqësuar ‘Djajtë e Kuq’ të Mançesterit, pasi nënshkroi për klubin vetëm në moshën 15-vjeçare, në tetor 1957, me kërkesë të menaxherit legjendar Sir Matt Busby.

Transferimi, megjithatë, u bë vetëm në janar të vitit pasardhës, 10 ditë përpara katastrofës ajrore të Mynihut, në të cilën vdiqën tetë lojtarë nga ‘Busby Babes’ dhe që la vetë trajnerin në derën e vdekjes, pavarësisht se më pas u shërua plotësisht. Cliff Bull nuk ishte në bordin e fluturimit.

Në deklaratat e cituara nga ‘The Sun’, Cliff Bull nuk e ka fshehur emocionin pas fitimit të këtij çmimi të papritur. “Jam absolutisht i mahnitur, jam ende pa fjalë. Kjo hap shumë mundësi. Të jem i sinqertë, jam i mahnitur.

Është përtej çdo gjëje që mund ta kisha ëndërruar ndonjëherë,”- tha ai, duke shtuar se tashmë kishte në mendje një marrës për një pjesë të parave që fitoi: “Unë mund të paguaj për një festë për të gjithë familjen. Kjo ishte ëndrra ime e fundit për të gjithë ne.”

Pavarësisht se është i lumtur për fitimin e këtij xhekpoti, Cliff Bull pranon pak trishtim që nuk mund ta ndajë atë me gruan e tij, e cila tashmë ka ndërruar jetë. Zhgënjimi i madh është se ajo nuk është këtu për ta parë, por padyshim që është gjithashtu një pjesë e madhe e tij”, tha ai.