Gjykata anti-korrupsion e Indonezisë ka dënuar me 12 vjet burg një ish-ministër pasi e shpalli fajtor për korrupsion në lidhje me shpërndarjen e ndihmave qeveritare për coronavirusin.

Ndryshe nga Shqiperia, ku akuzat dhe provat hidhen poshte nga institucionet e hetimit, drejtesia ne vendet e tjera funksionon ashtu sic duhet.

Juliari Peter Batubara, ish-ministër i çështjeve sociale, u arrestua në dhjetor, pasi u paraqit para Komisionit për çrrënjosjen e Korrupsionit, pak orë pasi kryetari i komisionit i kishte bërë thirrje publike për t’u dorëzuar.

Një ditë më parë Komisioni kishte zbuluar një tentativë për t’u dorëzuar zyrtarëve të ministrisë shtatë valixhe dhe çanta shpine që përmbanin 1.3 milionë dollarë. Ai u shkarkua menjëherë nga Presidenti Joko Widodo.

Çështja shkaktoi zemërim të madh në publik teksa Indonezia përpiqet të luftojë korrupsionin dhe të pasojat e rënda të coronavirusit në ekonomi dhe shëndet.

Gjykata e shpalli Batubarën fajtor për abuzim detyre duke pasuruar veten dhe zyrtarë të tjerë. Ai u dënua edhe me një gjobë 500 milion rupi (rreth 35 mijë dollarë), me gjashtë muaj burg shtesë nëse nuk paguan.

Batubara, 49 vjeç, ish-politikan i Partisë Demokratike të Luftës, e cila ka pushtetin në Indonezi, i mori ryshfetet përmes dy vartësve të ngarkuar me sigurimin e të mirave materiale për programin qeveritar të ndihmës sociale.

Dy vartësit merrnin 70 cent për çdo pako ndihmash me ushqimet bazë që iu shpërndaheshin të varfërve. Ata grumbulluan 32.3 miliard rup ($2.2 milion) në emër të Batubarës nga 63 kompani midis majit dhe dhjetorit 2020, sipas dokumenteve. Projekti, i mbikëqyrur nga Ministria e Çështjeve Sociale, ka vlerë 407 milion dollarë.

Batubara ishte anëtari i dytë i kabinetit i arrestuar për korrupsion në më pak se dy javë në dhjetor.

Ministri i Çështjeve Detare dhe Peshkimit Edhy Prabowo u arrestua për marrje ryshfeti në lidhje me eksportin e larvave të aragostave dhe i shpenzoi paratë me blerje luksi në SHBA.

Ai u dënua me 5 vjet burg muajin e kaluar