Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Vijojnë kontrollet me dron, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i këtyre kontrolleve me dron, në një terren të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë, është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë mbajtjes nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë është organizuar puna për kapjen e dy shtetasve, të cilët bazuar dhe në pamjet filmike të dronit, ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabis. Menjëherë është ndërhyrë nga forcat e Policisë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasve S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.