Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me zyrat homologe janë  ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.” – njofton policia.  

Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.

Oranews