“Ishte një mësim ky sulm për ne”, kështu u shpreh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për sa i përket agresionit iranian mbi portalet qeveritare.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Balluku theksoi se i gjithë rajoni ndodhet nën sulm dhe janë vende që aderojnë në NATO. Ajo i ka bërë thirrje opozitë që të mos e bëjë këtë sulm një “kalë beteje”.

Balluku ka pranuar para deputetëve se sistemet mbrojtëse të qeverisë nuk ishin të afta që të mbronin të dhënat nga sulmi. Sipas saj Shqipëria nuk ka asnjë sistem të avancuar për tu mbrojtur nga këto lloj sulmesh. Mes të tjerash Balluku pranoi se hakerat kanë qenë për 14 muaj në sistemet qeveritare.

“Njëri program është zhvillim, tjetri është mburoja që i duhet çdo vendi. Ata kanë qëndruar 14 muaj patjetër. Se kanë qenë të padukshëm. Ne nuk kemi sisteme të avancuara. Nuk kemi qenë të përgatitur për sulm të këtij niveli të organizuar nga një shtet tjetër. Ne kemi qenë në sulme të ndryshme, të hakerave amator apo profesionist. Por kjo ishte e pamundur për ne të përballonim këtë sulm.”

/abcnews.al/