DVP Elbasan

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Kuçovë-Belsh”, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 21 vjeç, banues në Belsh, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet.

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. T., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe D. R., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.