Një automjet ka dalë nga rruga në Fier dhe për pasojë katër persona janë lënduar.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Fierit dhe po mbahen në kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se në mesin e të lënduarve është drejtuesi i mjetit dhe tre vajza.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al