Gjykata e Elbasanit pritet të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit e bandës së Laert Haxhiut, të cilët përfunduan në pranga pak ditë më parë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit e bandës.
Ata dyshohen të jenë të përfshirë në për të paktën 6 vrasje. Arrestimi i tyre erdhi pasi ish-anëtari i bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani u bë i penduari i drejtësisë dhe tregoi krimet e kryera.
Artan Tafani u arrestua pak ditë më parë në Lushnjë , ndërsa ishte në kërkim për vjedhjen e një Exchange në zonën e Astrit në Tiranë. Kreu i bandës, Laerta Haxhiu, është arrestuar në Greqi dhe pritet ekstradimi drejt vendit tonë.
Kërkesat për masën “Arrest në burg” për:
- Artan Tafani
- Laert Haxhiu
- Lulzim Spahia
- Ligor Romacka
- Erisjano Abedini
- Marglen Topuzi
- Idriz Manej
- Bujar Abedini
- Enriko Xhahysa
- Bledar Berberi/