Shkrimtari Ismail Kadare është dekoruar mbrëmjen e sotme me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” prej presidentit francez Emmanuel Macron. Ky është titulli më i lartë që mund të  jepet nga shteti francez për një shkrimtar dhe artist si Ismail Kadare.

Ceremonia e dekorimit u mbajt në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Aty ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama, si dhe shkrimtarë dhe artistë të tjerë së bashku me familjen e Kadares.

Në fjalën e tij Macron vlerësoi figurën e Kadares si shkrimtar dhe personalitet në art. Gjithashtu ai vuri në dukje qëndrimin e Kadares gjatë viteve të diktaturës ku diti t’i rezistojë rrymave komuniste në art dhe letërsi. Franca gjithmonë ka qenë vendi ku Kadare është frymëzuar për letërsinë e tij.

Dhe më pas dihet largimi i tij nga Shqipëria në vitin 90’ drejt Francës e cila ndikoi që studentët të kryejnë protestat e para në 40 vite në vendin tonë.

Emmanuel Macron viziton sot Tiranën në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet sot në kryeqytet shqiptar.

Previous articleKurti flet në përmbyllje të Samitit: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, trupat e NATO-s të jenë në patrullim me policinë
Next articleTë shtëna me armë zjarri në Bruksel,2 të vdekur!