Partia në pushtet e Italisë ka propozuar një ligj për të ndaluar përdorimin e fjalëve anglisht në komunikimet zyrtare, duke kërcënuar me gjoba deri në 100,000 euro.

Partia e djathtë nacionaliste “Vëllezërit e Italisë” prezantoi projektligjin, duke deklaruar se përhapja e anglishtes “e poshtëron dhe e dëmton” gjuhën italiane.

Projektligji kërkon që zyrtarët publikë të kenë njohuri të gjuhës italiane dhe ndalon përdorimin e fjalëve dhe frazave në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar.

Për t’u bërë ligj propozimi duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit.

Projektligji për ndalimin e anglicizmave vjen pasi Italia ndaloi gjithashtu ushqimet e prodhuara në laborator për të mbrojtur trashëgiminë e saj agro-ushqimore. DW