Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë sa u takon rritjes së pagave.

Rama tha se do të rriten me 20 % pagat e pedagogëve teksa mësuesve të arsimit të mesëm do u shkojë mbi 1 milionë lekë.

Rritje pagash do të ketë edhe për specialistët e administratës, infermierët. Kjo rritje do të vij përmes dy hapave.

Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.

Rama: Sa u takon specialisteve, paga e tyre do të shkojë nga 59 mijë në 81 mijë lekë, apo tu them mësuesve në arsimin e mësem që do shkojë paga mbi 1 mln lekë, në arsimin bazë nga 74 mijë deri në 95 mijë.

Këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës. Po keshtu është koha tu bëj një rritje pedagogëve të universiteteve me 20 % duke iu dhënë diskrecion që ata të shkojnë deri në 30 %.

Po kështu është kënqësi tju them sot infermierëve se do kapin një bazë prej 78 mijë lekësh dhe do shkojnë përtej 90 mijë lekësh. Kemi rritur ndejshëm pagat e FA, edhe paga për sistemin e sigurisë, zjarrfikësat, dhe sic e pata premtuar, për shkak të zjarreve, pagën do ta cojmë deri në 80 mijë lekë. E gjitha kjo do të behet me dy hapa, i pari do të behet tani me mësuesit, mjekët, infermierët. Kjo pasi parlamenti të kalojë projektigjin, dhe hapi i dytë do të jetë vitin e ardhshëm. Do të mberrijmë kryelartë 900 euro pagë mesatare.