Ka ngjallur zemërim dhe neveri vdekja e një emigranti nigerian në Italinë qendrore, i cili ishte shitës ambulant. Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet kanë shkaktuar dhe reagimin e fortë të qytetarëve në rrjetet sociale.

Në videot në internet shihet një person i cili kishte vënë poshtë dhe po rrihte në mënyrë brutale emigrantin e shtrirë në tokë, i cili më pas humbi jetën.

Dëshmitarët e kësaj skene të neveritshme kanë filmuar momentet e dhunës dhe askush nuk ka ndërhyrë të ndalë dhunën e shtetasit italian ndaj shtetasit nigerian.

Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar me akuzën për vrasje.

Videoja e sulmit, ka tronditur komunitetin, ku shumë veta vënë në pah “indiferencën” e dëshmitarëve, shkruan BBC. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Thirrje për drejtësi

Viktima është identifikuar Alika Ogorchukëu, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi. Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë.