17 vite pas ndarjes së tyre, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se nuk janë më miq, por diçka më shumë. Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yelloëstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë

Ata kanë qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air.

Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer u nda përfundimisht nga Alex Rodriguez pas 4 vitesh lidhje. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet pas këtij momenti në shoqërinë e Ben Affleck. Pak ditë pas ndarjes, Ben u pa në shtëpinë e Lopez, por asokohe u tha se ata të dy janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

Mirëpo tani pas këtyre pushimeve dhe kohës së kaluar së bashku nuk mund të thotë askush me siguri se ata të dy janë thjesht miq.

Nga ana tjetër thuhet se ish i fejuari i yllit të muzikës, Alex Rodriguez është tronditur dhe acaruar nga ribashkimi i tyre pas 17 vitesh, një muaj pasi ai dhe këngëtarja i dhanë fund lidhjes së  tyre.

A-Rod është tronditur që J.Lo ka ecur përpara. Ai me të vërtetë mendoi se do të ishin në gjendje të riktheheshin” , tha një burim i afërt me me Rodriguez.

Rikujtojmë se Jennifer dhe Ben nisën lidhjen e tyre të dashurisë në korrik 2002, teksa ishin duke xhiruar një film. Në nëntor të po të njëjtit vit, Ben i propozoi Jennifer me një unazë diamanti, por në vitin 2004 ata i dhanë fund romancës.