Google ka përmirësuar kohën e rifreskimit të Chrome, duke sjellë versione të reja çdo 4 javë. Update-i më i fundit, Chrome 91, stabilizon Linux në Chromebooks, përmirëson Tab Search, fuqizon Copy dhe Paste dhe përmirëson aspekte të tjera në Chrome OS.

Copy and Paste

Chrome sigurisht që ka patur shërbimin Copy and Paste, mirëpo me update-in e fundit funksionaliteti i saj është rritur. Tani ju mund të kopjoni një file nga kompjuteri juaj dhe ta bëni paste direkt në email. Në versionin e mëparshëm ju duhet të klikonit mbi opsionin attach a file për të përfshirë një file në email.

Chrome për Android mund të bëjë “follow” websites

Goolge e hoqi nga shërbimet e saj Google Reader para shumë kohësh, mirëpo Chrome 91 po sjell një tjetër shërbim RSS reader-style. Ky shërbim i ri do të mundësojë ndjekjen e një website duke klikuar në butonin Follow. Sa herë që një artikull i ri të publikohet, do të shfaqet në kategorinë “Following” në New Tab page.