Kryeministri Edi Rama ka përdorur një gjuhë ofenduese ndaj deputetëve të opozitës të cilët kundërshtojnë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për portin e Durrësit.

Edi Rama: “Se ku e gjeni pafytyrësinë që pa ditur pa lexuar fare, ndërkohë që projekti futet sot në diskutim dhe do keni kohë ta lexoni, ndërkohë të hidhni baltë nga foltorja e një katundi politik, mizerabël. Ju jeni katundarët më mizerabël mes nesh. Se për katundarë me mua nuk haheni dot, unë jam më i mirë me Qefalinë nuk e di, por jeni të malluar. Jeni mallkimi që e ndjek që në 1912. Jeni të mallkuar si bedela, se bartësit e mallkimit për vendin janë ata që mungojnë sot”

Rama i drejtohet Salianjit: Ti bëj kujdes shiko proceset që. Po të informoj se dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Ti je një kryebedel pasionant. Ti je miza nën të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën. Dhe me atë ide qëndroje nën të ndenjurat e kalit e luaje rolin e shqiponjës duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme. Rri aty se ke ditë të vështirë. Rri aty të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Salianji flet nga vendi por nuk kuptohet.Edhe më përpara nga foltorja Edi Rama deklaroi: “Mos bërtit “gjeldeti” i Peqinit. ( I drejtohet Dashnor Sula) Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Jeni bedelë që nuk keni sy për të parë e as veshë për të dëgjuar. Ju tërheqin prej hunde. Do dilni nga kjo histori siç hytë kastravec. Ngrini ulni dynjanë hajduta. Ju bedelë. Jeni bisht i krijesës “non grata” që edhe pse nuk e keni në krye e keni në kokë.

ora tv