Prej vitesh jeton i vetmuar dhe pa ndihmë
Ky që shihni në këto pamje është Qemal Dervishi , 74 vjeç. Prej më shumë se 20 vitesh banon në këtë ndërtesë e cila zor se mund të quhet shtëpi. Qëkur bashkëshortja I ndërroi jetë disa vite më parë ai jeton I vetmuar. Thotë se fëmijë nuk ka , ndërsa të afërmit e kanë braktisur në fatin e tij.I vetem pa askënd pranë tij I moshuari tregon sesi është jeta e tij në këtë dhomë e cila nuk ka as kushtet më minimale për të jetuar pasi I mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm.
Qemali thotë se të ardhurat e tij të vetme janë ato që merr nga pensioni minimal .Por ato i mjaftojnë sa për të mbajtur frymën gjallë. Qemali është thuajse i dorëzuar dhe nuk shpreson për asgjë.
Kjo është historia e trishtë e 74 vjeçarit Qemal Dervishi i cili i trishtuar dhe thuajse i pashpresë kērkon ndihmen e çdokujt që ka mundësi ta ndihmojë së mapu me veshmbathje dhe ushqime. Apeli i tij shkon edhe për instancat vendore që ta ndihmojnë për rehabilitimin e dhomës ku jeton pasi ajo është e amortizuar dhe nuk I siguron as mbrojtje në këto ditë të ftohta./Egnatia news