Pitt, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeç, kanë që në 2016 që vazhdojnë një betejë divorci për kujdestarinë e fëmijëve dhe deri më sot ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Por sikur të mos mjaftonte me kaq Angelina ka nxjerrë në shitje për miliona dollarë pikturën e Winston Churchill, që u ble për të nga Brad Pitt si një dhuratë, thonë burime për “Page Six”.

Piktura e vitit 1943 e Churchill u ble për herë të fundit nga tregtari i antikave në Neë Orleans M.S. Rau në vitin 2011, për 2.95 milionë dollarë nga një blerës pa emër, dhe përfundoi në koleksionin e familjes së Jolie. Burimet tregojnë për Page Six se blerësi në atë kohë ishte koleksionisti i apasionuar i artit Brad Pitt, i cili ia dhuroi atë Jolie.

Piktura, “Toëer of the Koutoubia Mosque”, u krijua nga Churchill për Presidentin Franklin D. Roosevelt dhe vlerësohet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë sipas Christie’s.