Denis Shapovalov e nisi aventurën e tij në Australian Open me një fitore të vuajtur ndaj italianit Jannik Sinner (3-6, 6-3, 6-2, 4-6 dhe 6-4).

Por, kanadezi mori protagonizëm pas një debati të gjatë me arbitrin e ndeshjes, i cili nuk i dha leje për të shkuar në tualet në fillim të setit të pestë.

“Çfarë ndodh nëse shkoj në banjë? Gjobitem? Nuk më plas fare”, i tha Shapovalov gjyqtarit Nico Helwerth. Pasi arbitri sërish nuk e lejoi, tenisti vijoi debatin: “Si nuk mund të shkoj? Duhet të urinoj. Do ta bëj në pantallona. Apo ta bëj në shishe? Nuk e kuptoj këtë rregull”.

Pasi fitoi ndeshjen, kanadezi u shpreh kështu për mediat: “Është një rregull idiot. Unë duhet të pi shumë lëngje para një ndeshjeje dhe logjikisht që më duhet të shkoj në banjë. Po na plas fshikëza”

Fax web

Previous articleHithra, Karrotë Dhe Mollë – Mëngjes Plot Energji
Next articleJo vetëm divorci/ Angelina Jolie nxjerr në ankand dhuratën miliona dollarëshe nga Brad Pit