Sipas raportimeve të fundit nga Reuters, El Mundo dhe El Pais, John McAfee, themeluesi i McAfee Antivirus është gjetur i vdekur në burgun e Barcelonës. Autoritetet spanjolle dyshojnë se McAfee u vetëvra, mirëpo asgjë nuk është konfirmuar ende dhe lidhjet e tij me krimin lënë hapësirë për komente.

McAfee po mbahej në burg që nga viti 2020 pasi u dënua për evazion fiskal dhe mashtrim të sendeve me vlerë që lidhej me një skemë “pump and dump” në tregun e kriptomonedhave. Kohët e fundit gjykata spanjolle kishte pranuar kërkesën për ekstradimin e tij drejt Amerikës me mundësinë e apelimit të vendimit.

Historia e McAfee gjatë dekadës së fundit ka qenë e mbushur me ngjarje mjaft të çuditshme. Ai publikoi në YouTube një video të titulluar “Si të çinstaloni antivirusin McAfee”, mirëpo video ishte e mbushur skena ku disa persona shfaqeshin duke konsumuar drogëra ndërkohë që ishin gjysmë nudo. McAfee njihej gjithashtu si një promovues i cryptocurrency.

Në 2014, Intel ribrandoi antivirusin duke hequr emrin McAfee dhe duke e quajtur atë “Intel Security”. Tepër i indinjuar nga ky veprim, McAfee tha për BBC se ai ishte shumë i gëzuar që software-i më i keq në planet nuk është më i lidhur me emrin e tij. Më pas ai paditi Intel pasi u paralajmërua nga kompania se krijimi i një kompanie cybersecurity të re me emrin e tij do të ishte një shkelje e markës tregtare.

Në vitet e fundit, McAfee tha se ishte duke u arratisur pasi ishte në ndjekje nga CIA.

geek room