Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz se Europa e gjashtë javëve më parë nuk ekziston më, duke iu referuar gjashtë javëve të luftës në Ukrainë.

Liderët e dy vendeve mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit mes tyre në Londër. Johnson theksoi se Putin ka bërë që Europa dhe e gjithë NATO të bashkohet për të mbështetur Ukrainën dhe për tu solidarizuar me njëri-tjetrin.

Ndër të tjera Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë një “pajisje ushtarake të nivelit të lartë” në vlerë prej 100 milionë paund.