Diva e muzikës, Adelina Ismaili iu rikthye ekranit pas një kohë të gjatë, por kësaj radhe e sfidoi veten në rolin e moderatores.

Emisioni “Tetë a tetë me Adelinën” vijoi rrugëtimin për disa muaj, por tashmë nuk është transmetuar më. Arsyen e ka bërë me dije vetë këngëtarja së fundmi në një reagim në rrjete sociale.

Adelina ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën një fanse i ka shkruar: “Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”.

Ajo ka bërë me dije se rinisja do të jetë së shpejti, pasi të ketë tejkaluar problemet shëndetësore me të cilat po përballet.

“Shpejt…kam patur probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, i ka shkruar këngëtarja.

(E.H/Faxweb.al)