Një nga lojtarët që po bie më së shumti në sy në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Portugalisë është Nuno Mendes. Vetëm 18 vjeç, mbrojtësi ka luajtur titullar në ndeshjet e fundit në krah, duke u paraqitur mjaft mirë.

Djaloshi ka rënë në sy edhe me Sportingun e Lisbonës, ku po shkëlqen këtë sezon. Mendes është një nga lojtarët kryesorë të ekipit që drejtohet nga Ruben Amorim, i cili po bën një mrekulli të vërtetë, pasi është shumë pranë titullit kampion.

Për djaloshin 18-vjeçari interesohet Manchester City, që sipas mediave në Angli është gati të paguajë edhe klauzolën e Nuno Mendes që është 70 milionë euro.

Mendes shihet si një nga talentet më të mëdhenj dhe City kërkon të investojë tek ai, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në merkaton e verës, ku djaloshi Nuno Mendes do të jetë edhe i impenjuar në Europian me Portugalinë.

(E.H/Faxweb.al)