Reperi jo pak i komentuar nga publiku, Big Kik, vendosi para pak kohësh që  të bëjë një ndryshim të madh në pamjen e tij.

Për shkak të peshës së tij, ai i vendosi më herët vetes edhe emrin “Big Kik” por mesa duket se s’do të jetë më aq i madh. Reperi i është nënshtruar ndërhyrjes së balonit gastrik, ndërsa eksperiencën e tij e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ndërkohë, afro tetë muaj pas kësaj ndërhyrjeje është bërë bilanci nga klinika ku e ka vendosur balonin gastrik përmes fotove para dhe pas. Dhe e gjejeni dot sa kilogramë ka humbur Big? Plot 32!

Big Kik ka qenë shumë i përfolur së fundmi për shkak të sherrit të tij me Noizy-n. Diku në rreshtat e këngës “Një herë e mirë”, Noizy përmend Big Kik. Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa persona kanë dalë “fake”.