Deputetja Rudina Hajdari risolli në vëmendje shqetësimet e banorëve të Librazhdit në Kuvend, duke qenë se do të jetë kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ironike të flasim për azilkërkuesit në Shqipëri. Si ka mundësi që erdhëm deri këtu? Kemi problem t’i mbajmë banorët brenda kufijve. Njerëzit po largohen nga ky vend pasi kjo politikë 30-vjeçare nuk u jep shpresë qytetarëve.

Dje kam vizituar Librazhdin ku banorët e zonës kanë treguar se si pushtetarët kanë abuzuar dhe e shkatërruan zonën për të cilën janë dashur mijëra vite por tu krijuar. Banorët e zonës më thanë se pushtetarët vinin me automjete duke shikuar zonën dhe deputetë ndërtuan vilat e tyre në ato zona dhe tani jeni më të pasur ata banorë të zonës.

Banorët kanë treguar se si pushtetarët prishën zonën duke ndërtuar HEC-e duke gërryer lumin për inerte.”, u shpreh Hajdari.

Fax news