Në  qarkun  e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje me  intensitet mesatar .Sipas të dhënave të  Sherbimit Metereologjik ka rënë rene 46mm shi.

Si pasojë e reshjev ka patur edhe probleme me rënien e inerteve, gureve e aluvioneve në  shumë prej akseve rrugore si dhe disa shembje ne akset rrugore Elbasan-Qafë Thane dhe Shirgjan-Llixhë (rruga e vjetër Elbasan-Gramsh).

Fimat kontraktuese kanë marre masat dhe kanë pastruar akset rrugore nga materialet e rëna.

Po punohet aktualisht në aksin rrugor Gramsh-Poroçan në të  cilen ka shembje rruge dhe është  krijuar problem për  qarkullimin e mjeteve.

 Lumenjte dhe përrenjte kanë prurje  të shtuar por që nuk janë problematike.

Nga hidrocentrali i Banjes njoftohet  se po behen shkarkime me 50m3/sek, keshtu qe bashke me prodhimin kemi 150m3/sek shkarkime në lumin Devoll.

Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje te energjise ne disa pjese te Njësisë administrative Lunik dhe  Orenje në bashkinë Librazhd, ne Njs.adm  Tregan, Shirgjan të  bashkisë  Elbasan, Nj.Adm  Gostime në  Cerrik, dhe fidri që furnizon zonen e Mokrës.

Shtabi I Emergjencave Civile në Elbasan bën me dije për Egnatia News se po punohet që prej mbrëmjes nga punonjësit e OSSHE për rikthimin e energjisë në këto zona./Egnatia News