Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e Sheshit të restauruar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Rama vizitoi dje Vlorën, ku inspektoi edhe “bypass”-in e ri të qytetit, ndërsa opozita protestonte para zyrës së tij në Tiranë.

MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vizitës së mbrëmshme në parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama këtë mëngjes.