Juventus e ka mbyllur 2021 me fitore në Serie A.

Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Cagliarin me golat e Kean 40′, Bernardeschi 83′.

Me këtë sukses Juventus ngjitet në vendin e 5, vetëm 4 pikë larg zonës Champions që mbahet nga Atalanta e cila barazoi pa gola me Genoan.