Vanessa Bryant i dhuroi motrës së Kobe Bryant, Sharia Washington, një makinë luksoze Tesla, të cilën të gjithë do ta ëndërronin. Ajo publikoi një video në Instagram nga momenti kur i kishte bërë dhuratën kunatës, ku duket se Sharia Washington u emocionua dhe u përlot nga surpriza që Vanessa kishte përgatitur për të.

Po ashtu, Vanessa publikoi edhe një fotografi përpara makinës luksoze, ku ato shiheshin të përqafuara dhe të lumtura.

Kujtojmë se para pak ditësh u mbajt një event në nder të Kobe Bryant në “Naismith Memorial Basketball Hall of Fame”. Bashkëshortja e të ndjerit mbajti një fjalim shumë emocionues, teksa foli për karrierën e basketbollistit dhe se si ai po e priste me padurim eventin. Fatkeqësisht Kobe nuk arriti të merrte pjesë në të, pasi u nda nga jeta vitin e shkuar për shkak të një aksideneti tragjik me aeroplan, bashkë me vajzën e tij, Gianna.

“Më parë e shmangia lavdërimin e bashkëshortit tim në publik, sepse më duk se merrte mjaftueshëm lëvdata nga fansat e tij nëpër botë dhe dikush duhej ta sillte me këmbë në tokë. Tani jam e sigurt se ai po qesh në parajsë, sepse tashmë do e lavdëroj publikisht për arritjet e tij në një nga skenat më popullore.

Do të doja shumë që bashkëshorti im të ishte këtu për të marrë këtë çmim të jashtëzakonshëm. Ai dhe Gigi meritojnë të jenë këtu për ta parë këtë gjë. Gigi do të ishte shumë krenare nëse do të shihte babanë e saj duke marrë çmimin në Basketball Hall of Fame. Kobe mezi po e priste që të ishte këtu. Ainuk fliste shumë për çmimet që do të merrte, por e përmendi këtë çmim një javë para se ai dhe Gigi të ndaheshin nga jeta”, u shpreh Vanessa gjatë fjalimit të saj, duke prekur zemrat e gjithë të pranishmëve në sallë.