Kabina elektrike që furnizon me energji elektrike lagjet “11 Nëntori” dhe “5 Maji” është e hapur dhe e pambrojtur duke rrezikuar banorët që jetojnë këtu! Pamjet filmike të dërguara në redaksinë e Egnatia news tregojnë se dera në brendësi të se cilës gjendet kabina është e hapur dhe nuk ka asnjë njoftim për kujdes. Nuk dihet se përse kjo kabinë është e hapur por për rrezikshmërinë që paraqet duhet ndërhyrë menjëherë nga autoritetet përkatëse. /Egnatia news
