Rradhë të gjata në pikën kufitare greke të Kakavijes. Prej mesditës së sotme është konstatuar radhë 2 km në pjesën greke të Kakavijës. Vargu i automjeteve në pritje për të ardhur në Shqipëri është shtuar pasi pala greke ka punuar me një sportel përgjatë gjithe ditës.

Ndërkohë rreth orës 13:00 u njoftua që po punohej me dy sportele një në hyrje dhe një në dalje, ndërkaq pala shqiptare punon me 3 sportele në hyrje.

Ora tv