Maja e Bukanikut është pika më e lartë e Malit të Shpatit, i cili ndodhet 30 km nga qendra e Elbasanit dhe vetëm 9 km nga fshati i famshëm i Gjinarit. Në një lartësi prej 1,821 m mbi nivelin e detit, kjo pikë mjaft tërheqëse është kthyer prej kohësh në një vend mjaft të dashur nga vizitorët që parapëlqejnë ecjet e gjata në natyrë dhe ngjitjet në mal.

E njohur si një zonë perfekte për piknik dhe ecje, për ata që janë të pasionuar pas ngjitjeve në mal, kanë stërvitjen e duhur dhe kërkojnë diçka plus gjatë vizitës së tyre në Elbasan, nga maja e Bukanikut ata mund të shohin edhe Detin Adriatik. Ngjitja mund të zgjasë rreth 3 orë, duke u nisur nga fshati i Gjinarit dhe grupe të ndryshme udhërrëfyese ofrojnë guida me pikënisje nga Elbasani ose edhe nga Tirana, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj eksperience dhe të njihen nga afër me një nga pikat më të kërkuara në rrethinat e Elbasanit./Egnatia news