Beatrix Ramosaj njihet për ndryshimet e shpeshta në ‘look-un’ e saj dhe gjithmonë guxon të eksperimentojë. Këtë herë këngëtarja duket se nuk mundet të vendosë për ngjyrën që do të lyejë flokët dhe ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në Instagram.

Në njërën prej tyre këngëtarja bukuroshe shfaqet me flokë të kuqe dhe pyet për mendimin e ndjekësve në Instastory, të cilat Trixa ka zgjedhur t’i editojë për t’i treguar më qartë ndjekësve të saj si duket me ngjyra të ndryshme tek flokët.
Ndërsa në një tjetër Beatrix duket se do të guxojë më shumë dhe ka pyetur nëse i shkojnë flokët në ngjyrën bjonde apo jo.