10 familje në Selitë rrezikohen nga infeksionet
10 familje që banojnë në fshatin Selitë të bashkisë Cërrik prej shumë vitesh janë duke vuajtur për shkak të mungesës së rehabilitimit të kanalit të ujrave të zeza që kalon në lagjen e tyre.
Edhe pse shumë herë banorët kanë kërkuar që të nderhyet për të rehabilituar deri m ëtani nuk është bërë asnjë investim dhe atat detyrohen të jetojnë me këtë pamje e cila veç të tjerash i rrezikon edhe nga sëmundjet.
Sipas tyre era e mbetjeve është bërë e padurueshme dhe situata është drejtë agravimit. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme nga njësia e shërbimeve publike.
Duke qenë se jemi në kohë pandemia rreziku për këta banorë nga infeksionet rritet edhe më shumë.