Kandidatja e Bindjes Demokratike Flora Kolaj ka zhvilluar një takim me banorët e  lagjes  28 Nëntori në Elbasan. Gjatë bashkëbisedimit më ta ajo u njoh me shtetësimet dhe problematika që shoqërojnë jetesën e tyre. Zonjave pjesëmarrës më takim u shprehën  se ndjehen të harruara dhe të pa shpresa. Disa prej tyre ngrinin shqetësimin që kishin me punësimin. “Na konsiderojnë moshë e madhe dhe nuk na pranojnë në punë, një rrogë 20 mij lekë nuk është e mjaftueshme për të mbajtur një familje.

Kishte nga ata të rinj që shpresën nuk e shihnin më brenda vendit të tyre  dhe uronin që pandemia globale të mbaronte sa më parë në mënyrë që të emigronin dhe të ndertonin një jetë jashtë  Shqipërisë për të mos u kthyer më. Studentët nga ana e tyre u shprehën se duhet të diplomohen vetëm për të marrë një diplome dhe të kenë mundësi të largohen për të gjetur një punë në Gjermani apo vende të tjera Europiane.

Takimin me banorët e lagjes 28 Nëntori Flora kolaj e mbylli me thirrjen  “Votoni të rinjtë dhe fjala juaj do të  dëgjohet”