Situata e Kim Kardashian dhe Kanye West duket sikur sa vjen e përkeqësohet, teksa problemet e tyre të divorcit po shfaqen, Ye ka bërë një deklaratë tjetër.

Së fundmi, ai ka postuar në llogarinë e tij të “Instagram” një foto që shkruan në anglisht: “Ke nevojë për një engjëll të kujdeset për ty”.

Si mbishkrim për këtë foto, Kanye West ka bërë një deklaratë dhe akuzë të papritur mbi ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian. Ai shkruan se ajo nuk po e lejon atë të shikojë fëmijët e saj, të cilët donte t’i ftonte në Chicago për të parë një ndeshje basketbolli.

“Unë dua të marr fëmijët e mi për në Chicago, vendi im i lindjes për të parë skuadrën time të basketbollit të luajë para 7 mijë personave dhe Kim po e ndalon këtë. Si mund të jetë ky prindërim i përbashkët?”

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kim dhe Kanye konfliktohen publikisht, pasi Ye ka vendosur që shumë nga shqetësimet e tij t’i ndajë nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale.

Edhe në ditëlindjen e vajzës së tyre, reperi publikoi një video në të cilën ndau me ndjekësit e tij faktin se Kim nuk ia tregonte atij vendndodhjen e festës së organizuar për të.