Për rreth 6 orë trageti i linjës Brindis-Vlorë nuk është ankoruar dot në Portin e Vlorës duke shkaktuar vonesa.

Kjo situatë ka sjellë kaos në terminalin e portit të Vlorës, ku dhjetara udhëtarë mes tyre fëmijë e të moshuar qëndrojnë në pritje prej disa orësh që të nisen drejt Brindisit.

Kemi ardhur që prej orës 11 në port. Me vonesë, po presim”- u shpreh një qytetar.

“Kam 8 orë që pres këtu. Asnjëlloj sqarimi. Biletën e kisha për në orën 10”, tha nje qytetar tjeter.