Arrestimi i djalit të El Chapos, Ovidio Guzmán López, solli vdekjen e 30 personave dhe plagosjen e 35 të tjerëve në 6 janar.

Por pavarësisht kësaj sakrifice të madhe njërzore, ai ia ka hedhur sërish drejtësisë, kjo dhe falë punës së avokatëve të tij.

Gkykata meksikane ka vendosur të mos lejojë ekstradimin e tij drejt SHBA-ve.

Sipas mediave meksikane, gjyqtari i dha atij një pezullim ‘ex officio’ kundër izolimit, ndaj dhe lideri i kartelit Sinaloa lejohet të komunikojë me të afërmit ose të takohet me mbrojtësit e caktuar.

Sa kohë nuk është i ekstraduar, siguria dhe kujdestaria e Ovidio Guzman do të jetë nën përgjegjësinë e autoriteteve të burgut, ndërsa situata e tij ligjore është zgjidhur. Avokatët e Guzmán López, i cili kaloi natën e tij të parë në burgun e sigurisë maksimale në Altiplano, përpunuan procedurat kundër ekstradimit të trafikantit të dyshuar të drogës.