Nga Erion Murataj

Me vëmendje ndoqa sot denoncimin e kryetarit të “copës” më të madhe të PD Elbasan.
Shumë prej atyre që tha janë të drejta.
Shumë prej akuzave të tyre rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve dhe ai mjaft mirë e tha këtë.
Por ishte gjithashtu një autogol.
Autogol sepse bashkë me “Gledin” denoncuan dhe veten.
Shumë do fillojnë të hidhen përpjetë pas kësaj fjalie ndaj ju ftoj të keni pak durim e të vijoni më poshtë logjikën.
Këshilli bashkiak është kthyer në “noter” të kryetarit e nuk është lajm që pushteti të lajthit e mund edhe të duket sikur je në sinorin e babës.
Po ashtu mund të jetë e vërtetë dhe ka akuza të ngritura dhe në prokurori e SPAK për afera në bashki.
Por unë kam një pyetje.
Kush e la Elbasanin me vetëm një këshilltarë, ate të Bindjes Demokratike, opozitë i cili është zë i mbytur pasi e gozhduat për Lulin si patericë e Ramës 4 vjet më parë.
Kush i pamundësoi alternativën Elbasanit more mendjendritur në 2019?
Kush e la Elbasanin pa një mekanizëm kontrollues në Këshill bashkiak?
Kush?
E pra mos bëni të tilla autogola sepse s’mund ti kërkoni dikujt që se ka për detyrë ti bënte dhe opozitën vetes në mungesë tuajën .
Po le ti harrojmë dhe këto .
Ato pak mbledhje të këshillit të zhvilluara në seanca fizike, pa nuk më thoni sa prej tyre ndoqët e denoncuat?
Kështu pra!
Është mirë që bashkë me Gledin denonconi dhe veten fundja për eksperiencë duket qartë dallimi që prisni të bëni .
Gjithsesi uroj shpresëplotë që ti përvisheni punës duke ia përplasur me fakte ato që qarkullojnë si muhabet kafenesh dhe të filloni ti shërbeni qytetarëve duke i bindur se jeni alternativë.
Në përfundim të garës nëse alternativa e opozitës pjesë e seciles jam dhe unë nuk rezulton fituese ateherë uroj mos i kërkoni prap llogari Gledit pse nuk bindët qytetarët.
Ai e ka detyrën nga partia e tij dhe dihet se ç’gatuhet aty.
Kështu pra filloni denonconi bashkinë e Gledin, boll denoncuat veten.