Home AKTUALITET Katër anëtarë të një familjeje humbën jetën në aksident.

Katër anëtarë të një familjeje humbën jetën në aksident.

26

Tre personat që udhëtonin me makinën “Audi” kanë mbetur të plagosur në aksidentin e rëndë që ndodhi këtë mëngjes në autostradën Fier-Vlorë. Katër anëtarë të një familjeje humbën jetën në këtë aksident, të cilët udhëtonin në makinën tjetër Toyota.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Vlorës, ku policia tha në njoftimin paraprak se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shefi i repartit të Reanimacionit në spitalin e Vlorës, Edmon Breshani tha se gjendja e të rinjve është e stabilizuar.

Dy prej tyre, do duhet të transportohen në spitalin e Traumës në Tiranë, për shërbim më të specializuar, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë në aksident.

“Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë skaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dëmtime në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike”, tha Breshani

Panorama.a