Katër polumbarë të RENEA-s kanë filluar kërkimet në ujrat e lumit Seman.

Operacioni i kërkimit është përqëndruar në këmbet e urës së Mbrostarit aty ku dyshohet se mund të ketë rënë automjeti tip “ Golf” i mare me qira nga 26-vjecari M.L.

Ende nuk ka asnjë shenjë të automjetit që dyshohet se mund të ketë rënë në lumë pas përplasjes së fuqishme me parmakët e njërit krah të urës , të cilët janë shkaterruar plotësisht dhe kanë rënë në lumë.