Mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Fol Me Mua” me Rovena Dilon në Fax News, ku ka folur për jetën e saj personale, por dhe për planet e karrierës.

Jonida Maliqi ka treguar se shpeshherë ka dëshirë të largohet pak kohë nga muzika apo gjëra të tjera të jetës dhe të qëndrojë vetëm me veten e saj.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se së shpejti do të publikohet projekti i saj muzikor së bashku me një këngëtar xhamajkan.

Teksa fliste për karrierën, Jonida Maliqi kujtoi emocionet e Eurovizionit, duke theksuar se do të dëshironte që këto emocione t’i përjetonte sërish.

Në këtë moment, moderatorja dhe kënëgëtarja e njohur, Rovena Dilo e ka pyetur nëse po mendon për një duet dhe Jonida Maliqi e pyeti nëse ka dëshirë ajo që të bëjnë një këngë bashkë. Dy këngëtaret pastaj filluan të qeshin dhe thanë me siguri që jo vetëm do shkojnë por dhe do ta fitojnë.

Intervista

Jonida Maliqi: Ka momente që më lodh, pa dyshim që më lodh. Unë e kam kthyer në punë part-time por më merr kohë të gjatë. Padyshim që paguhem por jo gjithmonë jam gati për të qenë kaq e kuruar, kaq e qeshur. Ka momente kur them nëse do të kisha një mundësi tjetër për të fituar të ardhura sa fitoj nga Instagram do të vendosja të bëja pak pushim, pak pauzë. Do kisha nevojë pak të reflektoj. Unë kam nevojë hera herës dhe të shkëputem. Shkëputem dhe nga njerëzit e afërt. Kam nevojë pak për qetësinë time. Kthehem prapë dhe rigjendemi sërish aty ku kemi qenë. Kam nevojë të stakohem hera herës. Nuk e di. Jam shumë normale e, se mos tingëllon pak ccuditshëm. Ashtu sicc tërhiqem hera herës dhe nga muzika, televizoni dhe jam rikthyer. Pra gjëra që i dua fort dhe rikthehem me energji të reja. Kam në plan të rikthehem shpejt dhe në muzikë. Kam një plan një bashkëpunim me një djalë nga Xhamajka. Ngaqë jeton në Kanada dhe e ka të pamundur për të ardhur në Shqipëri, mendova mos ta lë publikun të presë dhe ta nxjerr atë këngë jo me klip por me tekstin e këngës dhe disa imazhe që i shkojnë përshtat ritmit muzikor dhe ta publikoj një orë e më parë. Këto kohë del. Janë këto burokracitë që nuk marrin fund kurrë. Nëse do të bëhej një audicion ekstra për Festivalin Kombëtar, e kam synimin jo për të fituar ccmimin e parë, sepse kam prekur të gjitha ccmimet e para të festivaleve. Nuk është synimi për të fituar Festivalin kombëtar, por duke qenë e vetmja rrugë për të arritur në Eurovizion, do të doja ta prekja dhe njëherë Eurovizionin. U kënaqa shumë. Do të vija me një variant tjetër, jo kaq voluminoze.

Rovena Dilo: Nuk ke menduar duet?

Jonida Maliqi: Po zemër ke ndonjë mendje ti?

Rovena Dilo: Po kam. Ja sapo morët vesh që unë me Jonidën jo vetëm do konkurrojmë dhe do fitojmë. Nëse e meritojmë përse të mos e fitojmë.