Në Elbasan janë të bllokuara shumë akse nacionale.

Emergjencat Civile të Elbasanit kanë informuar se janë të bllokuara pjesërisht akset, Elbasan – Rrogozhinë, Elbasan- Belsh, dhe Elbasan – Gramsh. Kalimi bëhet vetëm nga njëri krah i rrugës dhe vetëm me zinxhirë.

Probleme me ngrica ka dhe në aksin Librazhd – Steblevë.

Gjithashtu ka probleme të theksuara me energjinë në të gjitha bashkitë e këtij qarku. Më problematike mbetet bashkia e Librazhdit ku energjia ka munguar prej 24 orësh.

Institucionet vendore të Elbasanit kanë pranuar se kjo situatë i gjeti të papërgatitur.

Previous article“Kemi mbetur pa bukë dhe ilaçe”, bora ka shkuar në 1 metër e gjysmë, banori apelon për ndihmë: I bëjmë thirrje Edi Ramës… (Video)
Next articleKeni më shumë mundësi për tu bërë milionerë; Këto shenja të horoskopit e kanë fatin me vete